Një grua për pak ka gjetur vdekjen pasi i ka rënë të fikët dhe ka rënë nën një tren në lëvizje. Skena e rëndë është regjistruar në C. Udhëtarja në qendër të dramës tregoi dje se si ndihej se kishte rilindur pasi i mbijetoi incidentit horror.

Shikuesit kishin frikë nga më e keqja pasi ajo humbi ekuilibrin dhe u zhduk nën trenin që mbërrin në Stacionin e Pavarësisë në Gonzalez Catan në periferi të kryeqytetit argjentinas Buenos Aires. Pamjet që publikon Daily Mail treguan se ajo pengohej përpara se të binte në shinat e trenit dhe më pas të zhdukej poshtë.

Disa dëshmitarë, shihen në pamje duke ngritur duart në kokë. Fatmirësisht gruaja doli e gjallë nga binarët, ndërsa udhëtarët më pas e shtrinë atë platformë dhe e morën me karrige me rrota sapo mbërriti një ambulancë.

Gruaja, e quajtur Candela, sapo ka mundur t’i shohë vetë imazhet pasi u tha se ishte jashtë rrezikut dhe se kishte lënë spitalin e Buenos Aires, Dr Alberto Balestrini. Ajo i tha një stacioni televiziv argjentinas: “Pësova një rënie të papritur të presionit të gjakut dhe më ra të fikët. Unë u përpoqa të paralajmëroja personin që kisha përballë, por nuk mbaj mend asgjë tjetër, madje edhe momentin kur u përplasa me trenin.

‘Nuk e di si jam ende gjallë. Unë jam ende duke u përpjekur t’i kuptoj të gjitha.’. Ndërkohë, një dëshmitar i incidentit tha: “Kjo vajzë ka rilindur. Është një mrekulli. Ne ishim duke pritur trenin dhe papritmas ajo ra në shina”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: