Kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Golemi ka zbuluar se shoferi Bardhi Proda i cili humbi jetën sot në Qafë Muzikë ishte i afërmi i tij.

Golemi i ka kushtuar një dedikim të ndjerë shoferit të furgonit taksi sipas të cilit kishte 20 vjet që e bënte të njëjtën rrugë e kurrë nuk kishte bërë një gabim në timon.

Madje kryebashkiaku nuk ka besim tek  sensibilizimi i qytetarëeve pasi sipas tij hetimet do të zbardhin të vërtetën dhe ngjarja do të harrohet si shumë të tjera. Golem ii bën thirrje të gjithë shoferëve ti ‘’thërrasin mendjes’’ për shpejtësinë, parakalimet e gabuara dhe përdorimin e celularit.

 

STATUSI NGA FLAMUR GOLEMI

Pa fjalë nga çfarë ndodhi sot në Muzinë, ku sa hap e mbyll sytë u këputën 5 jetë në një aksident tragjik. Pesha e dhimbjes është e rëndë për këdo që dëgjon një lajm të kobshëm si ky. Shumë më shumë për mua që humba të afërmin tim, Bardhin, shoferin fatkeq që e bënte atë rrugë për gati 20 vjet e kurrë nuk bëri një gabim në timon. Hetimet do të zbardhin të vërtetën e ngjarjes, që me siguri do të harrohet si shumë të tjera. Por ajo që duhet përsëritur vazhdimisht e vazhdimisht nga të gjithë ne, është një apel i thjeshtë: Mos rrezikoni jetën tuaj kur jeni në timon dhe as të të tjerëve që kalojnë në rrugë. Thirrini mendjes, qoftë me shpejtësinë, parakalimet e gabuara apo deri te përdorimi i celularit. Ngushëllime familjes Proda, familjes Korçari dhe Fediaieva. Shërim të shpejtë edhe për vajzat që morën lëndime!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb