Çomo do bëhet deputete e Partisë! E pra, “kryekomandantja e përgjithshme e Luftës”, shoqja Najada, sipas “Marshallit” Rama, kryestrategia e Luftës antiCovid, do bëhet pjesë e një “Shtabi”, për një luftë më të madhe…

Në kulmin e pandemisë, komandante Najadën, na e dhuroi Lufta, por ja, na e rrëmbeu politika në kulmin e betejës…
Është pak i trishtë ky zhvillim! Por skemi ç’themi, shqiptarët i duan mjekët ose si i thërrasin ndryshe: “Doktorët”! Madje në kuvendin e Shqipërisë janë zgjedhur shumë të tillë, gjithmonë e jetë, kur i thonë fjalës…

Në të vërtetë, që ishin shumë politike qëndrimet e saja, edhe më parë se sa të “rekrutohej” nga shtabi i përgjithshëm i Partisë socialiste , kjo gjë binte në sy edhe më parë…
Por, më shumë nga gjithçka, trishton dorëheqja, në këto “kohë covidiane”, e të ndershmit Doktor Tritan Kalos!

Tritani Kalo, nuk do të jetë më pjesë e komitetit anticovid! Që do të thotë ky komitet apo ky shtab, apo kjo “Gjë”, rrezikon të bëhet edhe më e pabesueshme…
Për këtë i ndershmi Kalo, akuzon, drejtëpërsëdrejti apo tërthorazi si shkaktare, atë që ai e mbiquan “Pordhitika” dhe “Qeveriu”, që shpërndan shume leka te shoqatat e mjekëve të Partisë, apo të mjekëve të “pordhitikëzuar”…

Pra, dy humbje në të njejtën ditë, e pothuajse sinkron me fjalimin, pafund të gjatë, të Marshallit të Përgjithshëm antiCovid dhe anti-shumëgjëra, Rama.
Të parën, komandante Najadën që e rrëmbeu politika (apo “Pordhitika”, sipas Doktor Kalos) dhe më lart se e Para, apo i Pari jashtë rradhe për nga Mirësia dhe Çiltërsia, humbëm në “Kumandën e përgjithshme” , Tritan Kalon, që përplasi derën ndaj pordhitikës (majtas apo djathtas,) që mesa duket i morri frymën…

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb