Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla përmes një mesazhi në ‘Facebook’ ka ngushëlluar për ndarjen nga jeta të Drejtorit të Pallatit të Kulturës në Librazhd, Arianit Alliu.

Ky i fundit humbi betejën me koronavirusin, pasi qëndronte i shtruar në spitalin Infektiv. Në postimin e tij, Balla, pohon se Alliu ishte për të një mik i mirë, ndërsa theksoi se nuk gjen dot fjalët. Mes të tjerash ai thekson se Librazhdi humbi një artist që sillte vetëm gëzim.

MESAZHI I BALLËS
Lamtumirë Nit i dashur! Nuk arritëm dot të të mbajmë në jetë nga ky armik i pabesë. Doktoreshë Najada dhe stafi i saj bënë gjithçka, por nuk qe e thënë që një njëri i shkëlqyer si ti ta fitonte këtë betejë.
Librazhdi im i dashur humbi një artist që na sillte vetëm gëzim, ne shokët e tu humbëm një mik të vyer, familja jote e bukur humbi bashkëshortin dhe babain model. Nuk gjej dot fjalë!?
Lamtumirë Arianit Alliut, drejtorit tonë të Qendrës Kulturore Librazhd!
U prehsh në paqe

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb