SHBA
Në 2-vjetorin e vdekjes së legjendës së basketbollit, Kobe Bryant dhe vajzës së tij Gianna është realizuar një skulpturë në ndër të tyre.
Statuja e vendosur në nder të përvjetorit të vdekjes së tyre, peshon rreth 160 kilogramë.

Statuja është realizuar nga artisti, Dan Medina dhe është vendosur në vendin ku ndodhi aksidenti i tmerrshëm më 26 janar të vitit 2020.

Në bazën e statujës, Dan Medina shkroi edhe emrat e nëntë viktimave që vdiqën tragjikisht kur u rrëzua helikopteri në kodrën e Calabasas më 26 janar 2020.

Gjithçka ndodhi si pasojë e një problemi në helikopterin e tij privat, çfarë solli një aksident fatal jo vetëm për sportistin, por edhe për vajzën e tij 13-vjeçare, Gianna si dhe 7 personave të tjerë që ndodheshin në bord. Ata ishin nisur nga Los Angelos për në Kaliforni, por një problem i konstatuar shumë vonë nga piloti bëri që rrugëtimi i tij në këtë botë të ishte më i shkurtër nga të gjithë mendonin.

Në moshën 41-vjeçare, ai la pas bashkëshorten së bashku me 3 vajzat e tij, por mbetet në mendjen e çdo tifozi të basketbollit për klasin dhe spektaklin që ai dhuronte në parket. Kobe Bryant në karrierën e tij 20-vjeçare fitoi 5 tituj kampion të NBA, u shpall “Basketbollisti më i mirë” për vitin 2008, si dhe mbetet padiskutim ikona e skuadrës Los Angelos Lakers që krenohej sa herë që thirrej emri i tij.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb