Mbrëmjen e kaluar ne ambientet e Universitetit te Harvardit u mbaj prezantimi “Incidenti i Kanalit te Korfuzit dhe Lufta e Ftohte”  Ky prezantim, i bë nga Auron Tare anëtar i Këshillit Shkencor te Unesco-s për pasuritë Botërore Nenujore.  Zbulimet e fundit te kryera nga ekspedita shqiptaro- amerikane e kërkimeve nen ujore dhe gjetja e Bashit te anijes Britanike Volagë në ujrat territoriale shqiptare, ka rihapur edhe një herë temën mbi atë ngjarje historike te 1946 te njohur si “Incidenti i Kanalit te Korfuzit”.

Prezantimi i zbulimeve te reja nen ujore ne ujrat e Sarandes si dhe i dokumentacionit te deklasifikuar i arkivave britanike ka risjellje ne vëmendjen e te pranishmeve fakte te reja nga ky konfrontim midis Britanisë se Madhe dhe Shqipërise menjehere pas mbarimit te Luftes se Dyte. Duhet thene se beteja ligjore qe pasoi këtë incident ushtarak midis dy vendeve ka hyre ne histori per nje seri precedentesh  nje pjese e te cilave studiohen edhe ne Fakultetin e te Drejtes Nderkombetare ne Universitetin e Harvardit. Por ajo qe eshte me e rendesishme per historianet e fushes qendron ne faktin se ky incident konsiderohet si përballja e pare midis ish aleateve te Luftës se Dyte dhe fillimi i epokes historike qe dominoi gjysmen  e shek te 20-te,  e njohur si “Lufta e Ftohte”.

Përpara pjesmarresve Auron Tare prezantoi zbulimet e kryera nga anija amerikane Herkules ne Sarande si dhe te rejat nga arkivi i deklasifikuar Britanik dhe ai shqiptar duke prezantuar edhe konkluzionet e ekipit shqiptaro amerikan se Shqipëria nuk ishte fajtore për minimin e rrugekalimit nderkombetar te Korfuzit dhe se flota Britanike nuk kishte kryer nje kalim paqësor sipas pretendimit zyrtar por nje operacion ushtarak te mir organizuar. Sipas Z Tare, “Shqiperia humbi betejen ligjore ne Hage por duhet te fitoje betejën historike përpara brezave duke vertetuar se pavaresisht kontekstit politik te kohes  Shqiperia nuk ishte fajtore ne kete çeshtje me rendesi nderkombetare”

Konkluzionet e arritura nga ekspediata shkencore shqiptaro amerikane jane prezantuar edhe me pare ne organizata te rendesishme Boterore si National Geographic, Explorers Club, Instituti Amerikan i Arkeologjise etj. Pjese e ketij Misioni Shkencor jane gjithashtu Profesor James Delgado  ish Drejtor i Pergjithshem i NOAA, dhe James Goold jurist i njohur i te drejtes Nderkombetare Detare.

Incidenti i kanalit te Korfuzit ndodhi ne 22 tetor 1946 perballe Gjirit te Sarandes ku 4 anije britanike rane ne mina detare duke humbur 44 marinare. Humbja me e madhe e Marines Mbreterore pas Luftes se Dyte Boterore. Britania e Madhe e coi ceshtjen ne Keshillin e Sigurimit duke pretenduar se anijet po kryenin nje kalim paqesor. Nga Keshilli i Sigurimit kjo ceshtje u dergua ne Gjykaten e Hages ku pas dy vjetesh Gjykata vendosi te denoje Shqiperine si fajtore per minimin e kanalit lundrues nderkombetar. Shqiperia nuk e pranoi kete verdik dhe Britania konfiskoi arin e rezerves shteterore. Per mbi 40 vjet te dyja vendet nuk kishin marrdhenie diplomatike te cilat pengoheshin nga zgjidhja e Verdiktit te Gjykates se Hages. Mbas vitit 90te,   dhe pranimin e fajit nga Qeveria Shqiptare post komuniste,  te dyja vendet rivendosen marrdheniet duke zgjidhur perfundimisht edhe ceshtjen e arit te konfiskuar.  Por me zbulimet e reja ne Gjirin e Sarandes  ky Verdik i Gjykates vihet ne dyshim duke vertetuar se Shqiperia u provokua nga anijet Britanike.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb