Tre persona kanë humbur jetën në aksidentin e rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 6:00 në by-pass-in e Rrogozhinës.

Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se viktimat janë Tonin Mhilli, 58 vjeç, oficer i burgut të Peqinit, (në foto) i cili ndodhej në mjetin tip “Audi” dhe gjeti vdekjen në vendin e ngjarjes, si dhe Merushe Koni dhe Bajram Koni, që humbën jetën në spital për shkak të plagëve të marra.

Siç duket dhe nga pamjet makinat pësuan dëmtime të mëdha, çka tregon për përplasjen e fortë të dy mjeteve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb