Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, tha se në mbledhjen e sotme të qeverisë është vendosur të shtyhet afati për zbatimin e programit për punësimin e atyre që humbën vendin e punës, si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

“Sot u miratua një ndryshim në një vendim të mëparshëm, që përcakton kriteret dhe rregullat për zbatimin e programeve të nxitjes së punësimit, për ata që mbetën pa punë si pasojë e Covid-19. Përmes këtij ndryshimi, ne shtyjmë afatin e zbatimit të programit deri në vitin 2023. Qeveria mori disa masa për mbështetjen e të punësuarve dhe të atyre që dolën nga tregu i punës” ,tha ministrja.

E pyetur se “Sa i duhet Shqipërisë për të kapërcyer krizën energjetike dhe sa do t’i kushtojë shtetit shqiptar blerja e energjisë”?, Ibrahimaj u shpreh se “Ministria e Energjetikës është duke punuar me kompanitë në varësi të saj, me qëllim që të bëjë një planifikim të qartë të nevojave që ka vendi ynë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb