6 turistë, të cilët për rreth dy orë kishin humbur rrugën në pyjet e Dusharit në zonën e Moglicës, Maliq janë shpëtuar nga banorët e zonës dhe policia.
Sipas informacioneve bëhet e ditur se për rreth 2 orë kërkime turistët janë gjetur në gjendje të mirë shëndetësore. Fillimisht ata u gjetën nga banorët e zonës që i njohin mirë ato rrugë dhe nga policia.
Aktualisht të 6-të po shoqërohen drejt qytetit.
Turistët ishin duke eksploruar pyjet e Dusharit me motorë dhe biçikleta.
(BalkanWeb)