TROPOJË

Policia e Tropojës i është vendosur në ndihmë dy turistëve belgë, që kishin humbur rrugën në një zonë të thellë.

 

Raportohet, se dy turistët që kanë humbur rrugën janë të moshës 25 dhe 26 vjeç. Në përpjekje për të gjetur rrugën e kthimit, turisti 25-vjeçar ka dëmtuar këmbën.

 

Ata kanë kërkuar ndihmën e policisë, ku e kanë parë të pamundur për të shkuar në destinacion.

 

Uniformat blu kanë reaguar menjëherë dhe kanë gjetur 2 të huajt, e më pas ka dërguar turistin e dëmtuar në spital.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb