Pak orë pas ndarjes nga jeta të nënës së tyre, Aneta Rama, në moshën 82-vjeçare, familja Rama iu drejtohet me një mesazh të gjithë miqve, të afërmve dhe familjarëve.

Kryeministri Edi Rama dhe vëllai i tij, Olsi, i falënderojnë të gjithë për mesazhet prekëse, ndërsa kërkojnë mirëkuptimin e tyre “për pamundësinë e pritjes së ngushëllimeve e të ceremonisë së përcjelljes së nënës sonë në banesën e fundit, në kushtet e detyrimit për të respektuar rregullat e mbrojtjes së shëndetit të gjithësecilit”.

Mesazhi i Edi dhe Olsi Rames

Përulësisht u lutemi familjarisht mirëkuptim të gjithë të afërmve e miqve të mirë, për pamundësinë e pritjes së ngushëllimeve e të ceremonisë së përcjelljes së nënës sonë në banesën e fundit, në kushtet e detyrimit për të respektuar rregullat e mbrojtjes së shëndetit të gjithësecilit. I falenderojmë të gjithë për mesazhet prekëse që vazhdojnë ta na vijnë për humbjen e nënës sonë të shtrenjtë dhe e vlerësojmë shumë respektin e mirëkuptimin e kujtdo që do të donte të ishte edhe fizikisht pranë nesh në këtë ditë të vështirë.

Edi dhe Olsi Rama

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb