Vonesat me avionin janë bërë shkak që numri dy i NATO-s, Rose Gottemoeller të shtyjë për pak orë vizitën në Tiranë. Burime zyrtare nga Ministria e Mbrojtjes konfirmuan për “BalkanWeb” se Zëvendëssekretarja Përgjithshme e NATO-s, ka humbur avionin me të cilin pritej të mbërrinte në vendin tonë. Po sipas të njëjtave burime, znj. Gottemoeller pritet të mbërrijë pasditen e sotme në kryeqytet, ndërsa nesër do të nisë vizitat zyrtare me krerët e shtetit.

Po ashtu në faqen zyrtare të NATO-s, thuhet se znj. Rose Gottemoeller do të mbërrijë në Tiranë, të premten më 13 dhjetor dhe do të nisë ditën e nesërme,14 dhjetor, takimet zyrtare.

Sipas axhendës zyrtare të NATO-s thuhet se Rose Gottemoeller do të zhvillojë një takim në Ministrinë e Jashtme, dhe më pas është parashikuar konferencë e përbashkët për mediat. Po ashtu një takim është parashikuar edhe me Ministren e Mbrojtjes Olta Xhacka, me të cilën gjithashtu do të ketë një deklaratë për mediat në përfundim të takimit.

Natoooo
Natoooo

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb