Emre Can, futbollisti i Liverpool që në verë do t’i bashkohet Juventusit, prej muajit mars ka qëndruar në ‘bokse’ si shkak i një dëmtimi të pësuar në shpinë.

Për të thuhej se ishte e pamundur pjesëmarrja në finalen e “Champions League” kundër Realit, por raportimet e fundit nga Anglia thonë të kundërtën, madje nuk do të ishte surprizë që ta nistë nga fillimi duke parë dëmtimin e Chamberlain.

Prej disa ditësh turko-gjermani po stërvitet rregullisht me shokët e tij të skuadrës të Liverpooli dhe ka shumë mundësi që të jetë i gatshëm për takimin e të shtunës në Kiev.

Dëmtimi i hoqi mundësinë për të qenë pjesë e Botërorit Rusi 2018, pasi trajneri i Gjermanisë e la jashtë listës së të grumbulluarve megjithatë mesfushori mund të ngushëllohet me praninë e tij në finalen e Champions League.

Vetë trajneri Klopp në një konferencë për shtyp këtë të hënë e konfirmoi se Emre Can është mirë dhe mund të luajë edhe pse do të jetë e vështirë që turko-gjermani të zbresë në fushë si titullar pas një mungese kaq të gjatë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb