Georgina Rodriguez është shprehur gjatë dokumentarit të saj në Netflix se humbja e djalit në prill ishte ‘momententi më i keq i jetës së saj’.

Modelja priste dy fëmijë binjakë me partnerin e saj futbollist Cristiano Ronaldo në prill kur ata dhanë lajmin e trishtë se djali i tyre kishte lindur i vdekur.

28-vjeçarja tregoi se pyeste veten se si mund të vazhdonte para por vetëm dashuria dhe mbështetja e familjes së saj bëri që ajo ta kapërcente ketë fatkeqësi.

Humbja shkatërruese e djalit të çiftit do të jetë një pjesë kyçe e sezonit të dytë dokumentarit të Georginës në Netflix-in spanjoll.

Në një pamje paraprake të sezonit të ri, i cili u shfaq për gazetarët në një festival spanjoll televiziv dhe radiofonik Rodriguez tha se ajo ditë ku gjithashtu solli në jetë dhe vajzën e saj binjake ishte një moment i vështirë,

“Jeta më ka dhuruar kaq shumë në një hapësirë ​​kaq të shkurtër kohore,” tha ajo.

“Këtë vit kam përjetuar momentin më të mirë dhe më të keq të jetës sime në një çast. Një pjesë e madhe e zemrës sime u thye dhe pyeta veten se si mund të vazhdoja.

Përgjigjen e kisha më afër se sa mendoja. Shikova në sytë e fëmijëve të mi dhe atje pashë të vetmen mënyrë për ta bërë këtë, duke qenë të gjithë bashkë.”- rrëfeu modelja.

Georgina e humbi njërin prej binjakëve të saj gjatë lindjes më 18 prill.

Me anë të një deklarate çifti njoftoi humbjen e djalit të tyre:

“Me pikëllimin tonë më të thellë njoftojmë se djali ynë ka ndërruar jetë. Është dhimbja më e madhe që mund të ndiejë çdo prind.

Vetëm lindja e vajzës sonë na jep forcën për ta jetuar këtë moment me pak shpresë dhe lumturi. Dëshirojmë të falënderojmë mjekët dhe infermierët për kujdesin dhe mbështetjen e tyreNe jemi të gjithë të shkatërruar nga kjo humbje dhe me mirësi kërkojmë privatësi në këtë kohë shumtë vështirë. Djali ynë, ti je engjëlli ynë. Ne do të të duam gjithmonë”.

Zonja Rodriguez e quajti vajzën e saj Bella Esmeralda ‘bekimin e saj të vogël të madh’ në një postim të veçantë për të në rrjetet sociale.
Panorama Plus

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: