Kapiteni i PSG, Thiago Silva ka përfunduar kontratën me francezët dhe pasi humbi finalen e Champions League do të largohet.

Braziliani 35- vjeçar 9 vite në Paris, por e mbylli duke i shkuar Champion League shumë pranë dhe nuk mundi dot ta fitojë. Por duket se ai do të transferohet në Londër, tek Chelsea që ka shumë nevojë për mbrojtës.

Objektivi i Silvës siç pohon edhe braziliani është botërori i 2022 në Katar. Ai kërkon që dhe për 2 vite të luajë në nivele të larta për të arritur një sukses me Brazilin dhe për të mbyllur karrierën.

Fillimisht ishte Fiorentina që shfaqi interes të madh për Silvën, por duket se braziliani kërkon të provojë edhe Premier League para se të tërhiqet përfundimisht nga futbolli.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb