Presidenti i klubit të Bayern Mynchen, Uli Hoeness, ishte shumë i zhgënjyer pas humbjes së finales së Kupës kundër Eintracht Frankfurt. Numri 1 bavarezëve ka kritikuar skuadrën për paraqitjen dhe ka bërë të qartë se në merkato nuk do të ketë shpenzime të çmendura.

“Është mëkat pas një sezoni të jashtëzakonshëm, të luajmë aq dobët dhe të vijë një fund i tillë. Kjo dhe Stuttgart-i ishin të vetmet ndeshje të dobëta nën Jup Heynckes. Frankfurti e meritonte fitoren e Kupës. A ishte sezon zhgënjyes siç thotë Kimih? Këto fjalë janë budallallëqe. Sepse po dole kampion me kaq diferencë, nëse je vetëm pak centimetra larg finales së Ligës së Kampioneve dhe arrin finalen e Kupës së Gjermanisë, atëherë nuk ke se si e trajton ndryshe përveçse si një sezon të shkëlqyer”, tha Hoeness.

“Ne vërë përjashtoj transferime të mëdha, nuk do të shpenzojmë shumë, por do të bëjmë lojtarët të luajnë më mirë sesa dje. Na duhet një apo dy lojtarë të cilët mund të paraqiten mirë në ndeshjet e mëdha, jo ndaj kundërshtarëve më të dobët”, u shpreh Hoenes i cili kishte disa thumbime edhe për ata që kritikuan zgjedhjen e Kovaç si trajner të bavarezëve.

“Katër javë më parë, të gjithë thoshin ‘si ka mundësi që Bayerni zgjodhi një trajner pa eksperiencë’. Tani gjithçka është e shkëlqyer. Kjo nuk është e drejtë”, ishin fjalët e presidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb