Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka sqaruar vendimin për pensionin e veçantë 61 mijë lekë për babain e Klodian Rashës pasi i biri iu vra nga një polic një javë më parë.

Në VKM përcaktohet se Klodian Rasha ‘’humbi jetën aksidentalisht’’, teksa Rama sqaron se ishte përplasje aksidentale dhe i riu nuk ishte objekt i një misioni policor.

Sipas Ramës, qeveria nuk merr atributet e gjykatës dhe se nuk ka përcaktuar përfundimisht përcaktimin e vrasjes.

Më tej ai garanton se në rast se Klodian Rasha do të ishte vrarë nga një plumb rikoshet i një operacioni policor që po ndodhte afër tij, atëhere babai i tij nuk do të përfitonte pension.

 

”Kjo është një nga çorbat që keni bërë ju. Një çorbë që ka trazuar shpirtërat e njerëzve për shkak se kam marrë rolin e Gjykatës, është përdorur një term juridik teknik për të përcaktuar arsyen e dhënies së pensionit. Dhe është thënë aksidentalisht nga veprimi i forcave policore. Personi që humbi jetën tragjikisht nuk ka qenë objekt i ndonjë misioni policor.

Por ka humbur jetën në kushte të një përplasje aksidentale. Kjo nuk përcakton që personi është vrarë me një plumb nga qielli, përcakton se humbja e jetës është i një përplasje aksidentale.

Në këtë përplasje aksidentale që nuk ka qenë pjesë e një operacioni, zinxhiri komande, se ka raste kur Policia në një operacion një person i rrezikshëm duhet asgjësuar.

Ky nuk është rast. Për të mos marrë përsipër të bëjmë Gjykatën, por për të dhënë atë kontribut që është solidaritet me familjen, që është shprehje e motivit pse dhe si ne e kuptojmë këtë detyrë, kur themi nuk do jeshë kurrë vetëm në problemin e hallin që të ka zënë.

Nuk ka lidhje me aksidentin e vendosjes së një fjale përfundimtare mbi çshtjen gjyqësore. Kjo është e gjitha. Po të ishte aksident, po të kishte humbur jetën se i erdhi një plumb rikoshet nga një operacion policor aty afër nuk do merrte pension. S’ka qenë rasti për t’i dhënë pension. Në këtë rast është pjesëmarrja e shtetit dhe qeverisë në këtë dhimbje, që filloi me një ndjesë, dhe e cila vazhdon me një hap tjetër, që nuk e sjell në jetë më fatkeqin, por sidoqoftë shpreh në mënyrë simbolike për të qenë pranë prinëdrve të tij.”- tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb