TIRANË

Kryeministri Edi Rama do të vizitojë familjen e 32-vjeçarit Arjan Sala që humbi jetën mes flakëve në magazinën e veshjeve pranë një qendre tregtare tek mbikalimi i Kamzës.

Rama do të zhvillojë një vizitë ngushëllimi në familjen e të ndjerit, dy ditë pasi qeveria vendosi ta shpallë “Dëshmor të Atdheut” të riun i cili dha jetën pasi shpëtoi punonjësit e tjerë dhe u fut mes flakëve për të kontrolluar nëse kishte të tjerë të bllokuar brenda ambientit që u përfshi nga zjarri. Trupi i pajetë i të riut u nxor pas rreth 60 orësh kërkime, mëngjesin e së shtunës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb