Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka vizituar familjen e Arjan Salës, 32-vjeçarit i cili u dogj mes flakëve në një qendër tregtare 4 ditë më parë për të shpëtuar mbi 20 njerëz.

Meta thotë se i ndjeri Sala është simbol i vetëmohimit dhe dashurisë për njerëzit.

Arjan Sala mbeti i vdekur 4 ditë më parë teksa trupi i pajetë iu gjet sot.

‘’Isha sot për të takuar familjarët, e heroit të kësaj ngjarje. Falë përkushtimit dhe heroizmit të tij kemi një bilanc të cilin nuk e shmangu fatalitetin, por që shpëtoi shumë jetë të tjera njerëzore.

Natyrisht që është edhe një ngjarje për të reflektuar, për strukturën e emergjencave tona, për situata të tilla, për reagim më të shpejtë, më profesional. Edhe mediat duhet raportojnë pa censurë pasi këto janë ngjarje mjaft tronditëse, dhe ngjarje ku çdo institucion të përmbushë detyrimet.

Theksoj edhe njëherë heroi i kësaj ngjarje nuk jeton më, falë sakrificës sublime. Do e kujtojmë gjithmonë shembullin e tij. Njeriu i cili pranoi të lërë pas një fëmijë jetim në mënyrë që shumë familje të tjera mos ishin të tilla.”- tha Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb