KORCE

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka zhvilluar një vizitë në shtëpinë  e mësueses, Luiza Dula, e cila humbi jetën pak ditë më parë në një aksident rrugor.

Përmes një postimi në Facebook, Meta shkruan se ky rast tragjik duhet t’i shërbejë të gjithëve për të reflektuar mbi kushtet  e vështira dhe pasiguritë  e udhëtimit të qindra mësusve në mbarë vendin.

Kreu  i Shtetit ndër të tjera thekson se u garantoi familjarëve të saj që kurrë nuk do jenë  vetëm.

“Në Miras të Devollit, në shtëpinë e mësueses së ndjerë, Luiza Dule, nënës së përkushtuar të dy fëmijëve të mrekullueshëm, e cila humbi jetën në një aksident rrugor duke shkuar pranë nxënësve të saj të dashur në fshatin Arrëz.
I shpreha ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të afërmve të saj duke i garantuar se nuk do të jenë kurrë vetëm. Ky rast tragjik të na shërbejë për të reflektuar për kushtet e vështira e shpesh të pasigurta të udhëtimit të qindra mësuesve anë e mbanë vendit”, shkruan ai.

48954506 2063628897016706 2849253618807209984 N
48954506 2063628897016706 2849253618807209984 N

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb