TIRANË

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka shprehur me një mesazh ngushëllime për ndarjen nga jeta të ushtarakut të ri Pavlin Rrasa, i cili humbi jetën ditën e djeshme në plazhin e Tales. Peleshi shkruan se nëntogeri 27-vjeccar pësoi arrest kardiak ndërkohë që po pushonte me familjen, teksa shprehet i hidhëruar nga lajmi.

“I hidhëruar nga lajmi për largimin nga jeta e N/Toger Pavlin Rrasa. Pavlini 27 vjeçar pësoi një arrest kardiak ndërkohë që po pushonte me familjen.

I shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes së N/Togerit dhe kolegëve të tij të Repartit Ushtarak 1010”, shkruan Peleshi.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb