Pas vdekjes tragjike të ndodhur një ditë më parë në Rroskovec,ku 2 elektriçistë humbën jetën duke rregulluar linjat e tensionit të lartë,familja e elektriçistit 50-vjeçar Gjergji Duka, nga qyteti i Kuçovës ka hapur dyert e mortit.

Babai i dy fëmijëve njihej në qytetin e Kucovës si një njeri i urtë e punëtorë dhe një baba shembullor. Të shumtë kanë qënë miqtë e shokët që i janë drejtuar sot banesës së 50-vjeçarit për ti kryer nderimet e fundit, ndërkohë që asnjë prej mediave nuk është lejuar ti afrohet banesës.

Mësohet se 50-vjeçari Gjergji Duka punonte prej 32-vjetësh si elektriçist, ai kishte filluar punë në moshën 18-vjeçare, pas përfundimit të shkollës së mesme profesionale për elektriçist.

Elektriçisti Gjergji Duka do të përcillet për në banesën e tij të fundit në orën 17:00 të pasdites së sotme,pasi familjarët e tij janë në pritje të së vetmes motër të viktimës,që jeton në Amerikë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb