Nxirret trupi i pajetë i turistit gjerman që ra në një humnerë në Theth. Lajmi bëhet i ditur për BalkanWeb nga gazetari Igli Çelmeta.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë është bërë e mundur nxjerrja nga humnera e trupi të pajetë të shtetasit me inicialet D. J.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, pas disa orësh kërkime, kanë bërë të mundur gjetjen e turistëve, në vendin e quajtur “Qafë Valbonë”.

Ndërkohë, e plagosur mbeti shtetasja gjermane M. S., 29 vjeçe. Kjo e fundit po eksploronte zonën e Valbonës, së bashku me shtetasin D. J., 30 vjeç, i cili duke u ngjitur në një shkëmb të thepisur, me dëborë, ka rrëshqitur dhe ka rënë në humnerë dhe për pasojë humbi jetën. Aktualisht 29-vjeçarja është dërguar në spitalin e Bajram Currit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: