SHKODËR- Dhimbje e madhe në familjen Bokrina në Shkodër. Djalit të tyre Admir Bokrina, 32 vjeçarit që humbi jetën në tragjedinë e Genovas në Itali i jepet sot lamtumira e fundit.

Mësuesi i babait të Admirit, Ruzhdi Poda mes lotësh shprehet se familjarët duhet të jenë krenarë sepse djali i tyre humbi jetën duke shkuar në pune dhe jo duke u marrë më drogë.

Muhamet Çeka, i cili ka punuar me viktimën dhe të atin e tij në Itali thotë se 32-vjeçari ishte një djalë shumë i mirë dhe shumë punëtor ndaj ndjen keqardhje te madhe.

Miq, të afërm, familjarë dhe të njohur e qytetarë të shumtë marrin pjesë në ceremoninë mortore për t’i dhënë lamtumirën djalit shqiptar që humbi jetën gjatë shembjes së urës Morandi. Bashkë me të humbi jetën edhe shqiptari tjetër Marjus Djerri, 22 vjeç. 42 veta humbën jetën në tragjedinë e Genovas.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb