Një peme ulliri në hyrje të shërbimit të sëmundjeve të brendshme në shenjë nderimi për mjekun Geron Husi që humbi jetën nga Covid-19 në 13 mars 2021.

Në ceremoninë modeste të mbajtur për nder të tij ishte i pranishëm babai i të ndjerit, bashkëshortja dhe djali, si dhe drejtues të spitalit “Nënë Tereza” si dhe kolegë të tij.

Mjeku i njohur humbi betejën me COVID-19 në moshën 49-vjeçare, teksa la pas një dhimbje të madh jo vetëm për familjen, por edhe miqtë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb