Drejtuesit e Partisë Socialiste Evropiane, në mbyllje të kongresit të mbajtur në Berlin, pas fjalimit përfundimtar të kancelarit gjerman Olaf Scholz, kënduan “Bella ciao”.
Këndimi i kësaj kënge ishte një formë homazhi për 22-vjeçaren iraniane e cila humbi jetën pasi ishte ndaluar nga policia sepse nuk kishte veshur hixhabin në mënyrën e duhur.
Kujtojmë se vdekja e 22-vjeçares Amini ka nxitur prej një muaji protesta masive në Iran, ku kanë humbur jetën dhjetëra njerëz nga dhuna ne policisë në përpjekje për të shtypur revoltën popullore.
“Bella ciao” është kënduar edhe nga të pranishmit në sallë përfshirë sekretarin e Partisë Demokratike, Enrico Letta, përfaqësuesin e lartë të BE-së Josep Borrell, presidentin e ri të PSE, Stefan Loefven dhe komisionerët e BE-së, Frans Timmermans dhe Ylva Johansson.
(BalkanWeb)