SHBA

Dy javë më parë Sharon Stone humbi nipin e saj River. Vogëlushi ndërroi jetë ende pa mbushur një vit. Lindur më 8 shtator 2020, River Ëilliam Stone vdiq më 30 gusht, disa ditë pasi organet jetësore dështuan së funksionuari normalisht.

Në një intervistë për ‘People’ Sharon Stone ka folur për herë të parë pas vdekjes së nipit, River. Aktorja e njohur tha se organet e nipit të saj janë dhuruar dhe i kanë shpëtuar jetën 3 fëmijëve.

“Nipi im i ka shpëtuar jetën 3 personave. Asgjë më shumë se kjo nuk e ndihmon më shumë familjen tonë për të duar dhimbjen e madhe që na ka rënë”-ka thënë Sharon Stone.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb