Është zhvilluar sot në Rrogozhinë ceremonia mortore e përcjelljes për në banesën e fundit të Kryetari të Bashkisë Haxhi Memolla. Familjarë, miq, kolegë, politikanë dhe qytetarë i kanë thënë sot lamtumirë njeriut të tyre të shtrenjtë, mikut dhe kolegut të tyre.

Me dhimbje dhe lot u përcoll drejt banesës së fundit në varrezat e qytetit. Haxhi Memolla ndërroi jetë dje në mënyrë krejt të papritur nga një atak kardiak teksa ishte duke konsumuar kafe me kolegun e tij në Peshkopi ku kishte shkuar për të shoqëruar ekipin e futbollit Egnatia në ndeshje me Korabin.

Ndarja e parakohshme nga jeta ka shokuar familjarët, miqtë dhe kolegët ndërsa do të mbetet në kujtimet e tyre si një mik i shtrenjtë dhe me vlera të larta njerëzore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb