Zbardhen detaje të reja nga ngjarja tragjike e ndodhur një ditë më parë, ku një 20-vjeçare humbi jetën në Spitalin e Gjirokastrës, pas lindjes së foshnjes.

Gazetarja Brikena Metaj raporton për “BalkanWeb” se pasditen e djeshme është bërë ekspertiza mjeko-ligjore e trupit të pajetë të 20-vjeçares.

Autopsia është kryer nga specialistë nga Tirana, ndërsa rezultatet pritet që të dalin ditët në vijim për të hedhur dritë mbi ngjarjen tragjike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb