Drejtoresha e shkollës 9-vjeçare, Ornela Gjeçi ka humbur jetën ditën e sotme, pasi e zuri korrenti në dush. Shkolla 9-vjeçare ‘Rrubjekë’ dhe Zyra Vendore Arsimore e Shijakut kanë shprehur ngushëllimet e tyre, si dhe kanë publikuar foto të Gjeçit.

Për vdekjen e saj ka reaguar shkolla ku ajo ishte drejtoreshë, duke thënë se “Ndahet nga jeta drejtoresha e shkollës 9-vjeçare ‘Rrubjekë’, Ornela Gjeçi. Do të kujtojmë gjithmonë si një drejtoreshe e përkushtuar, si një kolege e dashur me të gjithë, si një njeri pozitiv dhe e qeshur gjithmonë. Do na mungosh të gjithëve si kolektiv dhe të gjithë nxënësve të shkollës. Pushofsh në paqe KOLEGE”.

Po ashtu ka reaguar dhe Zyra Vendore Arsimore Shijak, duke thënë se “E tronditur nga lajmi i ndarjes nga jeta para kohe të drejtoreshës së shkollës 9- vjeçare në Rubjekë! Ornela Gjeçi, ishte modeli më i mirë i mundshëm i një arsimtareje të përkushtuar dhe të një gruaje të fortë por gjithmonë të buzëqeshur. Lutjet dhe ngushëllimet e mia janë me familjen e bukur që Ornela la pas, sepse ajo do i mungojë të gjithë atyre që patën fatin ta njihnin. U prehsh në paqe mike”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb