Zhduket në mënyrë misterioze një 28-vjecar nga Erseka. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Starje të bashkisë Kolonjë, ku sipas familjarëve të tij djali është parë për herë të fundit në datën 1 nëntor.
Gazetarja Lorena Kodra raporton për ‘BalkanWeb’ se i riu Sherfi Mukaj para se të zhdukej ka lënë makinën dhe sendet e tij personale (kartën e identitet dhe një telefon) në banesë.

Sipas familjarëve, të cilët jetojnë prej vitesh në Amerikë djali i tyre nuk ka folur me asnjë para se të zhdukej, ndërsa të shqetësuar kanë udhëtar nga Amerika drejt Shqipërisë për të kërkuar djalin e tyre. Familjarët rastin e kanë denoncuar në polici, ndërkohë që deri më këto momente nuk kanë asnjë informacion për vend ndodhjen e djalit të tyre.

Ndërkohë policia ka në dorë sendet personale dhe telefonin e tij ndërsa ka nisur kërkimin që prej denoncimit të familjarëve sakaq këta të fundit nuk kanë dijeni nëse djali i tyre ka qenë në konflikt me njeri.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: