Deputeti socialist, Alket Hyseni, ka prekur zemrat e shqiptarëve me mesazhin e ndjerë për motrën e tij, të cilët zbulon se e ka humbur në aksidentin tragjik të 22 nëntorit 1989, në Himarë.

Në këtë aksident mbetën të vdekur 23 studentë, pedagogë, pilotë, mjekë, infermierë, mekanikë dhe shoferë, ndërsa mes tyre ka qenë dhe Elida, motra e deputetit. Përmes një mesazhi të ndjerë në “Facebook”, Hyseni bën një dedikim prekës për të motrën, ndërsa publikon edhe disa foto nga inaugurimi i Pavilionit “Syri i Qiellit”.

Teksa thekson se e ka marrë malli shumë për të motrën, deputeti shkruan se lotët në familjen e tyre janë kthyer në kristal dhe kristalet janë kthyer në pasqyrë, ku reflektohet dhimbja dhe malli.

“E dashur motër Elida?! Më ka marrë malli shumë, shumë! U bënë 30 vjet pa u parë. S’di si ta kthej dashurinë që kishe dhe jam i bindur që ke për mua, sepse tashmë nuk jemi pranë. Do shihemi një ditë patjetër e s’do ndahemi më kurrë?, por deri atëherë duhet të të shohim, qoftë edhe pa u takuar. Ndaj, sot inaguruam Pavilionin “Syri i Qiellit”.

Është syri i shpirtit tonë, është syri yt, është syri i nënave, motrave, baballarëve, fëmijëve dhe njerëzve të dashur të atyre 22 vajza dhe djem, burra dhe gra, që bashkë me ty u larguan tragjikisht nga kjo botë, për të mbetur përjetë në zemrat? tona. Lotët janë kthyer në kristal dhe kristalet janë kthyer në pasqyrë, ku reflektohet dhimbja dhe malli ynë. Tashmë motër do kemi si të shihemi edhe pse nga shume larg…. #SyriQellit ⭐️ #InMemoriamElida??”, shkruan Hyseni.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb