TIRANE
Opinionistja e “Big Brother VIP Albania”, Balina Bodinaku ka folur për momentin kur Fifit humbi ndjenjat brenda shtëpisë si pasojë e debatit që ato patën me njëra-tjetrën.

E gjitha nisi për shkak të debatit që Fifi pati me Sarhën. Këngëtarja iu drejtua blogeres me tone shumë të forta pas puthjes me PM, duke i thënë se po luan me DJ. Gjatë spektaklit të asaj jave, Balina i tha Fifit që nuk duhet të ndërhyjë dhe se po tejkalon kufijtë për vëmendje.

Fifi tha se nuk ka ndërhyrë dhe se nuk ka nevojë për një vëmendje të tillë dhe më pas humbi ndjenjat. Një ditë pas kësaj ngjarjeje, artistja u largua nga shtëpia e Big Brother VIP”.

E ftuar në “Shqipëria Live”, sot Balina u shpreh se ky ishte momenti më i vështirë, pasi sipas saj, ishte rast më kompleks seç dukej. Ajo gjithashtu tha se nuk do të ndryshonte asgjë nga kjo situatë sepse ajo çfarë tha ishte vetëm një analizë ose koment për atë çka ajo kishte parë në shtëpi shkruan Shqip.

“Ka pasur disa momente të vështira. Do veçoja situatën me Fifin. Sepse ishte shumë herë më komplekse sesa thjesht një debat apo përplasje mendimesh të ndryshme. Ishte një situatë që përfshinte edhe një gjendje shëndetësore. E ndodhur papritur në një transmetim ‘live’. Ka qenë një rrëmujë ndjesish. Ne momentin e parë nuk e kuptova qartë. Në ato pak sekonda duhet të mblidhja mendimet dhe sigurisht që ndihesh keq. Pasi edhe ai person u ndje keq në përballje me ty.
Unë mendoj që nuk do kisha ndryshuar asgjë, sidomos tani që jam më e qartë për atë çfarë ndodhi dhe çfarë realisht kisha thënë. Ishte thjesht një analizë një koment që unë kisha parë në shtëpi. Ne si opinionist atje nuk është se ishim gjykatës. Ne nuk gjykonim njeri.” – u shpreh Balinda.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: