MAQEDONI E VERIUT

Pas humbjes së zgjedhjeve, ish- anëtarë dhe anëtarë të VMRO- DPMNE kanë filluar një nismë për të shkarkuar kryetarin aktual Hristijan Mickoski.

Kryetari i tanishëm i VMRO-DPMNE-së në Ilinden, Zhika Stojanovski, ish-kryetari i Aerodromit Ivica Konevski dhe ai i Butelit Petre Latinovski, janë ndër nismëtarët që kërkojnë dorëheqjen e Mickoskit me anë të mbledhjes së një kongresi të jashtëzakonshëm ku të vendosë anëtarësia e partisë.

Sipas tyre, Mickoski humbi tre palë zgjedhjesh, ato presidenciale, lokale dhe parlamentare prandaj duhet të lirojë vendin. Mickoski mori drejtimin e partisë VMRO- DPMNE pasi ish- kryeministri Nikola Gruevski dha dorëheqjen nga lidershipi. Më 2019 Mickoski bëri të qartë se nëse do të bëhej kryeministër do të zhbëheshin marrëveshjet me Greqinë e Bullgarinë.

Linja nacionaliste e Mickoskit nuk e ndihmoi të vinte në pushtet, dhe në 3 vite si lider opozite tashmë kërkohet shkarkimi i tij. Më 15 korrik ai ishte shumë afër fitores pasi LSDM mori vetëm 2 mandate më shumë se VMRO- DPMNE.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb