TIRANE

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Xhesika Polo, pak muaj më parë humbi njeriun e saj më të shtrenjtë, mamanë pas një sëmundje të rëndë. Sot ajo do të festonte ditëlindjen e në këtë ditë Xhesika i ka kushtuar disa fjalë rrënqethëse që të këpusin shpirtin.

“Sot do ishim duke festuar bashkë ditën e lindjes tënde e shtrenjta ime. Më mungon pafund mam. Jeta u tregua e padrejtë me ty dhe me ne që na la me këtë plagë që nuk mbyllet asnjëherë”, ka shkruar Polo krah fotos me mamanë e saj.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: