Policia e Vlorës i ka ardhur në ndihmë një turisti zviceran, i cili humbi kontrollin dhe mbeti i bllokuar në gjirin e Shën Andreas në Karaburun.
Shërbimet e Policisë Kufitare kanë bërë të mundur lokalizimin e turistit nga Zvicra, dhe më pas e kanë shoqëruar atë, në Dhërmi, me mjetin e Policisë Kufitare.
Turisti, i cili është në gjendje të mirë shëndetësore, ka falënderuar shërbimet e Policisë Kufitare, për reagimin e menjëhershëm dhe profesionalizmin e treguar gjatë ofrimit të ndihmës.
Policia Kufitare e Vlorës vijon të jetë maksimalisht e angazhuar për të garantuar sigurinë e turistëve dhe vizitorëve që zgjedhin vendin tonë, gjatë gjithë vitit.
(BalkanWeb)