Pero Pejiç pritet të jetë largimi i madh nga Kukësi në merkaton e verës. Golashënuesi më i mirë i kampionatit të fundit ende nuk ka marrë një ofertë për rinovimin e mundshëm të kontratës me klubin kampion në fuqi.

Deklarata e djeshme e presidentit Safet Gjici ka lënë të kuptohet se ka pak shanse që bomberi kroat të vijojë me Kukësin. Duket se penalltia e humbur në ndeshjen ndaj Sherif Tiraspolit ka vulosur divorcin, por gjithsesi Pejiç është i qetë. Teksa po shijon pushimet pranë familjes, sulmuesi e merr me sportivitet deklaratën e Gjicit.

“Nëse klubi i Kukësit ka vendosur të mos më ketë më në plane, nuk kam se çfarë të them. Është e thjeshtë, do të gjej ekip tjetër. Për fat të mirë, ofertat nuk më mungojnë. S’kam çfarë të komentoj më tepër, secili ka të drejtën e tij”, është shprehur dje bomberi kroat, për të cilin te Kukësi janë skeptikë edhe për shkak të moshës./panoramasport/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: