Pas 12 fitoreve radhazi, rruga e Lacios ndalet në një të katërtat e Kupës së Italisë, ku u mposht në “San Paolo” nga Napoli me shifrat 1-0, ku një shenjë të madhe e la edhe Ciro Imobile, që gaboi fatalisht nga 11-metrat dhe solli një reagim të madh në rrjetet sociale.

Talljet ishin të shumta dhe mesa duket sulmusi nuk i ka kapërdirë dot, duke vendosur të reagojë me një mesazh filozofik, duke shkruar në profilin e tij. “Mbi kufomën e luanit, festojnë qentë që kujtojnë se kanë fituar. Por luani mbetet luan dhe qentë mbetën qenër. Forca Lacio!”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb