Pas 3 sezoneve, Etrit Berisha mund të largohet nga Atalanta. Portieri kuqezi përjetoi një vit shumë të vështirë në Bergamo, ku mes dëmtimeve dhe formës “shpërthyese” të Gollin, pak nga pak humbi postin e tij si titullar. Berisha u transferua nga Lazio tek Atalanta në verën e vitit 2016, fillimisht në formë huazimi më pas përfundimisht, me bluzinjtë që vendosën të blejnë kartonin e portierit shqiptar.

Berisha
Berisha

Në dy sezonet e para, Berisha ishte protagonist absolut por këtë viti vuajti shumë konkurrencën e madhe të Gollinit i cili përjetoi një gjysmë sezoni fantastike. Me sa duket trajneri Gasperini do të vijon të besoj portën pikërisht Gollinit, fakt i cili po e shtyn Berishën gjithnjë e më larg Atalantës.

Berisha
Berisha

Sipas “Sky Sport”: Berisha mund të transferohet te Spal, skuadër e cila është vënë në kërkim të një portieri pasi Viviano është rikthyer te Sporting Lisbona. Berisha do të ishte një garanci për portën e Spal, një ekipi që dëshiron të qëndroj në elitën e futbollit italian. Në tre sezone tek Atalanta, Berisha ka zhvilluar 75 ndeshje duke pësuar 85 gola.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: