Humbja në sfidën direkte kundër Bayern Munich ka vendosur edhe të ardhmen e Lucien Favre. Nëse kishin disa dyshime, tashmë në klubin e Borussia Dortmund duken në sigurtë se për sezonin e ardhshëm skuadrës i duhet një tjetër trajner. Po aq të sigurta janë edhe mediat gjermane. Në fillim “Kicker” dhe më pas “Bild” menjëherë pas ndeshjes që Borussia humbi në shtëpi kundër rivalëve të përjetshëm bavarezë, hodhën dyshime mbi vazhdimësinë e teknikut zvicerian.

3fla 6d36n5 Lo
3fla 6d36n5 Lo

Edhe deklaratat e Favre pas sfidës nuk ndihmuan për të qetësuar situatën, ndërsa “besimi” i dhënë nga drejtori përgjithshëm Joachim Watzke nuk kanë bindur mediat në vend. Ato shkojnë akoma më larg, duke publikuar edhe emrat e mundshëm si pasardhës së Favre në pankinën e formacionit nga Dormundi. Në krye të listës janë dy trajnerë të rinj, por gjithësesi me eksperiencë të madhe në Bundesligë. Bëhet fjalë për ish-teknikun e Bayern Munich, Nico Kovac dhe ai actual i Leipzig, Julian Nagelsmann.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb