Një ditë pasi humbi zgjedhjet dhe shanset për t’u rizgjedhur kryeministër i Kosovës, Ramush Haradinaj ka zgjedhur që t’i dedikohet tërësisht pasionit të tij, ecjes në mal.

Ka qenë vet ish-kryeministri ai që ka postuar disa foto teksa shihet në pikën më të lartë të Kosovës, “Maja e Njeriut”, e cila ndodhet në Bjeshkët e Sharrit.

  • foto galeri
  • foto galeri

Kujtojmë se dje në zgjedhjet e parakohshme që u mbajtën në Kosovë, koalicioni AAK-PSD ka dalë në vendin e katërt, duke marrë 11,53% të votove (90 mijë e 617 vota).

Zgjedhjet e parakohshme erdhën kur Haradinaj dha dorëheqje nga posti i kryeministrit, pasi u thirr për të dëshmuar në Gjykatën e Hagës për krimet e luftës në Kosovë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb