Trajneri i Turqisë, Senol Gynesh, ka dhënë dorëheqjen nga posti i trajnerit të Turqisë. Fatale për teknikun turk ishte humbja me rezultat tenistik 6-1 nga Holanda në ndeshjen e fundit të fushatës kualifikuese të Botërorit “Katar 2022”.

Pasi dështoi në Kampionatin Evropian, 69-vjeçari turk e la aktualisht kombëtaren e tij në eliminatoret e Botërorit në grupin G në vendin e tretë në kuotën e 11 pikëve.

Turqia është ende në garë për t’u kualifikuar, pasi ndodhet -2 pikë nga Norvegjia e vendit të dytë. Në njoftimin e federatës Turke të futbollit thuhet se marrëveshja për ndërprerjen e kontratës është arritur në marrëveshje me trajnerin 69-vjeçar, i cili gjithsesi mbetet njeriu më i suksesshëm në pankinën e turqve.

Kjo pasi Senol Gunes është ulur për herë të parë në pankinën e Turqisë në vitin 2000 dhe në Botërorin Aziatik Kore e Jugut dhe Japoni 2002, ia doli ta dërgojë ekipin deri në gjysmëfinale dhe të renditet i treti në botë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb