Kreu i PD-së së degës së Librazhdit, Bujar Vreto humbi dje vëllain pas një aksidenti tragjik, ndërsa prek zemrat me një postim në rrjetet sociale. Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Vreto teksa ka publikuar një foto ku shihet bashkë me dy vëllezërit, një prej të cilëve humbi jetën dje, Ardiani, shkruan;

“Ardian ku po shkon vëlla. Ne jemi të tre, pse zot pse. Zoti të mori pranë vetes”. Vëllai i tij humbi jetën në një aksident në rrugën Elbasan-Librazhd, ndërsa 3 persona të tjerë u plagosën. Vreto bën me dije se trupi i pajetë i vëllait të tij do të përcillet sot për në banesën e fundit, në qytetin e Librazhdit.

  • foto galeri
  • foto galeri

“Në aksin rrugor Librazhd- Qaf Thanë, në fshatin Pishkash, janë përplasur mjetet tip “Benz” me mjetin tip “Ford”,. Si pasojë drejtuesi i mjetit “Ford”, shtetasi A.V., rreth 45 vjeç, ka ndërruar jetë në Spitalin e Librazhdit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.”, thuhej dje në njoftimin e policisë lidhur me aksidentin.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb