Si pasojë e pandemisë, shumë vende pune u mbyllën e si rrjedhojë shumë persona përfunduan të papunë.

Një grua në Britaninë e Madhe, e cila humbi vendin e punës si pasojë e pandemisë, ka rrëfyer për mediat vendase se gjatë kësaj periudhe është “pushtuar” nga stresi dhe mos preferenca për të konsumuar ushqim.

“Kam humbur pesë kilogramë në tre ose katër javët e fundit, për shkak të stresit që m’u shkaktua pasi më pushuan nga puna. Shtrihem në shtrat në orën 11:00 dhe zgjohem në 3 pas mesnate dhe nuk mundem të fle më, sepse po çmendem. Truri do më shpërthej nga shkaku i stresit”, u shpreh Lottie Pope.

Pope pretendon se është pushuar nga puna, për faktin se është grua, duke nxjerr në pah në këtë mënyrë diferencimin që bëhet nëpërmjet gjinive.

“Në fillim të pandemisë, na u kërkua të pranonim ulje të pagave deri në 20 %. Unë i thash që këtë gjë nuk e pranoj, sepse kam një fëmijë për të rritur dhe shpenzimet për kujdesin e tij janë tepër të larta. Megjithatë, i propozova eprorëve që të paktën të reduktoheshin oraret e punës. Por kjo kërkesë nuk m’u pranua”, tha Pope.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb