Sokol Cikalleshi ka folur para ndeshjes së Kombëtares me Islandën. Sulmuesi i Kombëtares deklaroi para gazetarëve:

“Është një situatë jo e mirë për momentin. Ishte një ndeshje që duhet ta fitonim. Presioni ishte mbi ne. Edhe Izraeli kishte presionin e vet. Tani kur mbaron ndeshja kemi shumë gjëra për të korrigjuar. Lojtarët, edhe stafi kemi analizuar, po vazhdojmë të njëjtat gjëra.

Gabimet individuale po na ndodhin ne. Nuk po i ndodhin ekipit kundërshtar. Futbolli është lojë gabimesh. Kohët e fundit s’kemi përfituar. Nuk duhet të fokusohemi vetëm të Izraeli, por kohët e fundit.

Mungesa e fitores? Fitoren urojmë ta marrim nesër. Akoma nuk ka përfunduar. Kemi një ndeshje të rëndësishme nesër. Mund të shkojmë në vendin e dytë. Le të themi se me trajnerin Reja kemi pasur një futboll ndryshe, më difensiv. Atëherë na pyesnin pse nuk shënojmë shumë. Tani me Rejën kemi pasur skemën më ofensive.

Kemi qenë më shumë para porte. Futbolli s’është vetëm të mbrosh mirë, por është diçka komplekse dhe duhet të funksionojnë gjitha repartet. Veç anës taktike, dhe analizës së lojtarëve, duhet të përqëndrohemi më shumë. Të jemi mbështetje për njëri-tjetrin. Ne jemi ekip i vogël. S’jemi Anglia dhe Franca. Me dëshirë dhe pasion mund të arrijmë gjëra të mëdha.

Çdo ndeshje është e vështirë. Situata s’është e mirë. S’mund të themi asgjë në lidhje me situatën. Nesër mund ta përfundojmë në vendin e dytë. Nesër mund ta fitojmë ndeshjen. Kritikat kanë vërshuar ndaj nesh. Por, kjo është Kombëtare dhe krenari për ne.

Kemi nevojë për mbështetje. Jemi në një moment që duhet të jemi bashkë. Nesër uroj që mbështetja të jetë e madhe. Shumë shpejt vijnë dhe eleminatoret e Europianit. Kishim mundësi të shkonim kështu në Play Off. Të qenit bashkë është shumë e rëndësishme. Gjithë bashkë kemi arritur në rezultatet pozitive edhe në të shkuarën.

Biseda? Lojtarët ishin të shkatërruar emocionalisht. Kemi folur që pas ndeshjes. E gjitha fillon te gabimet që nuk na ndahen. S’vëmë dot gishtin te ndonjë lojtar, sepse ne jemi gjithë bashkë, jemi familje e madhe.

Gabimet ndodhin në futboll dhe mos të na ndodhin vetëm ne. Dje edhe sot, po vazhdojmë të flasim. Detajet e vogla bëjnë diferencën. Detajet e vogla do t’i shohim me shumë rëndësi. Uroj që këto gabime të mbarojnë sa më shpejt. Kualitetet janë.

Lojtarët e rinj duan kohën e vet. Jemi në një situatë që nuk mund të kërkojmë shumë. Kombëtarja është krenari. Do të vazhdojmë të bëjmë më të mirën. Kombëtarja na ka dhënë gjithëve shumë. Duhet të tentojmë të dalim sa më shpejt nga kjo situatë.

Fitorja? E thashë dhe më parë. Situata nuk është e mirë. Është një ndeshje që ne kemi mundësi ta fitojmë. Të rregullojmë ato pak gjëra që janë detaje. Nuk duhet të flasim shumë para ndeshjes. Para dy ditësh duhej patjetër të fitonim. Kjo është një sfidë për moral për t’u ringritur më të fortë. Ta çojmë Kombëtaren aty ku e meriton”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb