Policia e Shtetit njofton se dy turistë të huaj kanë humbur në Thesh të Shkodrës.

Sipas policisë, menjëherë janë vënë në kërkim të turistëve. Efektivët saktësojnë se kanë gjetur 35-vjeçaren nga Polonia, që kishte rrëshqitur, ka pësuar dëmtime në trup, por fatmirësisht pa pasoja serioze për jetën.

Njoftimi i policisë:

Theth, Shkodër

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me banorët e zonës, në ndihmë të një turisteje nga Polonia.

Policia e Shkodrës mbrëmjen e djeshme ka marrë njoftim se në fshatin Theth, dy turistë nga Polonia kishin humbur rrugën duke eksploruar territorin nga Valbona në drejtim të Thethit. Gjatë rrugës 35-vjeçarja nga Polonia kishte rrëshkitur në një zonë të thepisur dhe për pasojë ka pësuar dëmtime fizike duke bërë të pamundur vijimin e udhëtimit në zbritje për në Theth.

Shërbimet e Policisë të DVP Shkodër, në bashkëpunim me banorët e zonës, janë nisur drejt vendit ku kishin mbetur dy turistët. Për shkak të terrenit të vështirë është bërë e mundur që shërbimet e Policisë dhe banorët e zonës t’i gjenin mesditën e sotme të dy turistët, në vendin e quajtur “Maja e Alisë”, Theth.

Punonjësit e Policisë, pavarësisht terrenit mjaft të vështirë, i kanë çuar turistes barelën mjekësore dhe pas mbërritjes së helikopterit të ushtrisë, në kushte të vështira është bërë e mundur marrja dhe transportimi me helikopter drejt Tiranës për ndihmë mjekësore. 35-vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ajo ka falënderuar Policinë, banorët dhe ekipin e helikopterit të ushtrisë, të cilët mundësuan shpëtimin e saj.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb