Kampionët e në fuqi të NBA, Milwaukee Bucks, u mundën 121-114 nga Atlanta Hawks, duke zbritur në vendin e pestë në renditje në Konferencën e Lindjes.

Middleton e Antetokounmpo realizuan 61 pikë së bashku, por s’mjaftuan për të fituar. 6 lojtarë të Atlantas realizuan mbi 10 pikë, me Young protagonist me 30 pikë e 11 asiste.

Po në Lindje, humbet edhe Brooklyn Nets, që u mposht 114-107 nga Cleveland, duke humbur terren me kreun. Irving (27) e Harden (22) u munduan të mbajnë në lojën Nets, por pa sukses. Për Cavaliers u dallua Garland me 22 pikë e 12 asist.

Ndërsa në Perëndim vijon të shkëlqejë në kampionat Memphis Grizzlies, që mposhti 119-106 Chicago Bulls. Bane e Morant realizuan nga 25 pikë secili për Memphis. Fiton edhe skuadra e Los Angeles Lakers, që pas tri humbjesh mposhti 101-95 Utah Jazz. Për Lakers u dallua LeBron James me 25 pikë.

Mbrëmje magjike për Booker, i cili realizoi 48 pikë në fitoren 121-107 të Phoenix Suns ndaj San Antonio Spurs. Skuadra e Phoenix kryeson renditjen në Perëndim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb