Trajneri i Manchester United, Ole Gunner Solskjaer e ka cilësuar si një sezon jo të suksesshëm pas humbjes së finales së Europa League.

Djajtë e Kuq u mposhtën prej penalltive nga Villareal në Gdansk dhe Solskjaer ka deklaruar pas sfidës se skuadra duhet të përmirësohet.

Më tej ai ka shtuar se Manchester United pati një start të vështirë në fillim, por duhet të fitosh finalet sipas tij që sezoni të quhet i suksesshëm.

“Jo. Ne duhet të bëhemi më të mirë. Ne kemi bërë shumë mirë këtë sezon të kaluar. Fillimi ishte i vështirë. Ne nuk kishim para-sezon dhe humbëm tre nga gjashtë të parat. Ne kemi shtyrë në kampionat, ndoshta jemi afruar në majë dhe kemi arritur në një finale. Por ju duhet të fitoni finalet për ta bërë atë një sezon të mirë”- tha Solskjaer.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb