Legjenda e Liverpoolit, Michael Owen nuk ka kursyer kritikat për The Reds pas asaj humbje 1-0 ndaj Bournemouth në kampionat. Ai thotë se Virgil van Dijk, Ibrahima Konate dhe Trent Alexander-Arnold nuk i zbatuan siç duhet detyrat e tyre.

“Virgil van Dijk shkon aty ku ju mendoni se nuk duhet, por më pas Konate mund ta shohë të gjithë skenarin.

“Mendoj se është 50-50, mendoj se Konate përpiqet të vendoset për pozicion jashtë loje kur mund të shohë gjithçka para tij dhe duhet të rikthehet me sprint, pastaj Billing nuk markohet nga Alexander-Arnold”.

“Unë mendoj se Konate mund të bëjë më mirë këtu. Por, Trent humbet plotësisht njeriun e tij. Është një qëllim i kotë më pas, pasi Billing ishte tashmë aty” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: