Kreu i PAA, Agron Duka, shpreh një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Presidentit të “Fax News”, Kasem Hysenbelliu, nga koronavirusi.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, Duka thekson se ky është një moment i tmerrshëm dhe i dhimbshëm, që na ndan padrejtësisht nga njerëz të afërt dhe të dashur.

Mesazhi i Dukës:

I trishtë dhe i dhimbshëm ky moment i tmerrshëm i kohë sonë, që po na ndanë padrejtësisht nga njerëz të afërt dhe të dashur. Nga njerëz që shuhen në heshtje dhe njerëz që, kur shuhen, marrinin me vete edhe mundimin e tyre për t’i shërbyer interesit publik.
Humbja e Kasemit është e tillë. Një mungesë që do të ndihet në fushën e medias, pasi me Kasemin largohet një sipërmarrës i guximshëm dhe me vizion, që i dha arenës publike një televizion pranë qytetarëve dhe të vërtetës.
Ngushëllime familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve. U prehtë në paqe 🙏

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb